Tifozët kanë reaguar në rrjetet sociale pasi panë se çfarë ka bërë Jamie Vardy gjatë ndeshjes së Leicester Cityt ndaj Southamptonit. 

Pasditen e së shtunës, dy skuadrat tashmë të rënë në Championship u përballën me njëra-tjetrën në ‘King Poëer Stadium’. 


Legjenda e ‘Dhelprave’, Vardy, e shënoi golin e parë pas 17 minuta lojë për t’i dhënë nikoqirëve avantazhin prej 1-0. 

Sidoqoftë, kjo ndeshje u ndërpre pas vetëm 20 minutash lojë, pasi gjyqtari David Webb u rrëzua në tokë i lënduar pas një përplasje me lojtarin vendas Jordan Ayew. 

Teksa gjyqtari ishte në tokë me duart në fytyrën e tij, Vardy iu afrua atij ia mori bilbilin dhe vërshëlleu me të. 

“Jamie Vardy vrapoi në drejtim të gjyqtarit kur ai ishte në tokë dhe vërshëlleu me bilbilin e tij”, ka shkruar BBC Sport për këtë rast. 

Nuk munguan as reagimet nga tifozët e futbollit anglez, të cilët ishin të habitur nga veprimi i ish-reprezentuesit anglez. 

Një tifoz shkroi në platformën X: “Kjo nuk është diçka të cilën e shihni çdo javë në Ligën Premier”. 

Një tifoz i dytë shtoi: “Jamie Vardy mos ndrysho kurrë. I mërzitur që do ta shoh të largohet në fund të sezonit”./Telegrafi/

telegrafi sport app