Site icon Telegrafi

Jaguar është kapur duke e testuar makinën me të cilën do të rivalizojë me Tesla Model S

Duhet të presim deri në fund të këtij viti, derisa të shfaqet për herë të parë Jaguar XJ

Pas pesë vitesh, Jaguar XJ do të largohet nga prodhimi dhe për të shënuar këtë, do të lansohet versioni që mbushet tërësi me rrymë, transmeton Telegrafi.

Makina që është shfaqur për herë të parë në këtë formë, në LA Auto Show që u zhvillua gjatë vitit të kaluar, do të lansohet në vetëm 300 njësi.

Ky version i makinës, me sistem të funksionimit me bateri, pritet të jetë shumë i fuqishëm dhe të rivalizojë me Tesla Model S, Porsche Taycan dhe Mercedes-Benz EQS.

Lansimi i gjeneratës së re të Jaguar XJ, pritet të ndodhë në fund të këtij viti, ndërsa reporterët që merren me makinat e reja, e kanë kapur për herë të parë derisa po testohej.

Atë e kanë fotografuar, derisa kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, ndërsa po transportohej nëpër mot të ftohtë, që të testohej në rrugë të mbuluara me borë.

Shtresa e kamuflazhit, nuk e ka fshehur grillin më të madh, mbrojtëset më të gjëra dhe platformën shumë më të lartë se modelet e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version