Ja si t’i bëni flokët e drejta përgjithmonë në shtëpinë tuaj!

Shumë femra kërkojnë rezultate efektive kur vjen puna e drejtimit të flokëve, mirëpo zakonisht ato rezultate nuk dalin të suksesshme.
Ditët e sotme, paisjet për drejtimin e flokëve janë bërë të zakonshme dhe shumë femra i blejnë ato, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, këto paisje i dëmtojnë seriozisht flokët për shkak të kimikaleve të dëmshme.
Sidoqoftë, ekziston një zgjidhje natyrale të cilën duhet ta provoni për t’i drejtuar përgjithmonë flokët tuaj.
Përbërësit:
- Një gotë vajë kokosi
- Lëng limoni
- Dy lugë gjelle vaj ulliri
- Tri lugë gjelle miell misri
Të gjithë përbërësit duhet të përzihen mirë dhe pastaj të aplikohen në flokë.
Pastaj, e vendosni një kapelë dushi dhe një peshqir të nxehtë mbi të.
E lini ashtu për një deri në dy orë dhe do të shihni rezultatet e mahnitshme të këtij produkti. /Telegrafi/





















































