LAJMI I FUNDIT:

Ja cilat janë më të rejat nga Viber

Ja cilat janë më të rejat nga Viber

Viber në përditësimin e tij më të fundit ka sjellë funksione të reja që e bëjnë më të lehtë shpërndarjen e përmbajtjes, realizimin e video-thirrjeve dhe shumë më shumë se kaq.

Përditësimi i fundit sjell mundësinë e pagesave në aplikacion, duke mundësuar më lehtë blerjen e kredive për thirrjet jashtë aplikacionit.

Gjithashtu jepet dhe mundësia e shpërndarjes se kontakteve si mesazh në Viber, shfaqjen e fotografive nga linqet e dërguara mes përdoruesve, bërjen e thirrjeve direkte me video nga lista e kontakteve ose thirrjet e fundit.

Ndërkohë Viber ka shtuar edhe 500 ngjitësa të rinj, të cilët mund të dërgohen në chat.