LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë thonë familjarët e të akuzuarve të rastit ”Monstra” (Video)

Ja çfarë thonë familjarët e të akuzuarve të rastit ”Monstra” (Video)

Katër vite pas aksionit policor “Monstra”, familjarët e të akuzuarve vazhdojnë t’i kenë të freskëta pamjet tmerruese të këtij aksioni. Familjet e përfshira në këtë aksion, rrëfejnë për televizionin Shenja, tmerrin që kanë përjetuar sot e katër vite më parë.

Ata thonë që një maji do të mbetet dita që do ju sjellë kujtimet më të frikshme që ata kanë përjetuar ndonjë herë. Lot, dhimbje, dhe një vetëm një fije shprese që drejtësia do të lulëzojë ndonjë ditë, janë bashkëudhëtarët e tyre tanimë katër vite. Ata për të disatën herë, thonë se ky rast është i montuar dhe se bijtë dhe vëllezërit e tyre që tanimë ndodhen nëpër burgje, janë persona të pafajshëm.
Babai i Halil Demirit, rrëfen disa nga skenat që ai ka parë gjatë mëngjesit të atij një maji,duke vënë theks të veçantë tek trajtimi që u është bërë atyre, e posaqërisht grave të kësaj familjeje.

“Për asgjë ma kanë marrë djalin, rejen, vajzën, ja këtë djalë, krejt na i kanë arrestu. Unë u zgjova të marr abdes, kur trokiti dera, thash çka u bë, “otvori vrata”, kur e hapa derën automati në gjoks, nuk më tha ‘racete gore’, po ‘ruku u viz’, e kish vëndu nnjë çorap në kokë. Edhe më nuk na kan bo mall hiç, çka është më keq në botë na e kan bë, se disha se për çka. Këto partitë tona, nuk u interesuan për neve hiç, me ardh bile me thënë, a je gjallë, këto nuk u interesuan aspak”, deklaroi, Jonuz Demiri, Babai i Halil Demirit.
Ndërkaq, familjari tjetër, rrëfen gjithashtu frikën dhe traumen që u është shkaktuar atyre gjatë këtij aksioni. Ai tha se ndjehen të lënë pas dore nga përfaqësuesit shqiptarë në pushtet, duke shtuar se drejtësia në vend është në nivelin më të ulët të mundshëm, pasi sipas tij, funksionarët politik të cilët akuzohen nga Prokuroria special falen nga presidenti i shtetit, ndërkaq nëpër burgje flejnë persona tërëisht të pafajshëm.


“Ne e përkujtojmë edhe e kemi përkujtu sikur sot me pas ndodh, ajo ditë nuk më harrohet. Megjithëse kanë kaluar katër vite, neve çdo ditë, po sidomos dita e një majit. Edhe na kanë sulmu n’shpi sikur kemi qenë tu flejt, me fëmijë, me gra, me krejt, ai përjetim nuk harrohet. Fëmijët tanë, vëllezërit tanë që janë nëpër burgje, nuk janë ata që e kanë bërë vrasjen. Por edhe nuk po ka neve kush të na përkrah, këto që kanë bërë krime pushteti, po ka kush i mbron. I kanë bërë përgjimet, del kryetari i amniston, fajtor, kanë bërë krime të mëdha që nuk e di a ka më të mëdha, më të hatashme, i fal dikush. Neve nuk pat një, si të drejtë, të pafajshëm që jemi, dikush të na mbrojë, përfaqësues të popullit. Nuk mundet përfaqësuesi i popullit që është shqiptar, nuk mund një fjal ta thotë, se janë të pafajshëm, a ato po ka kush i fal edhe pasi bëjnë krime edhe gjitha sendet e këqija”, tha, Safet Ajdari, familjar i njërit nga të burgosurit.
Edhe vëllau i Halil Demirit, flet për traumat që i janë shkaktuar, ai kërkon nga autoritetet që të zbardhet rasti, dhe të dëshmohet pafajësia e atyre që po vuajnë burgun vetëm për lojrat e pushtetit.

“Të zbardhet drejtësia, më vjen keq për familjarët, u shpreh ngushëllime. Edhe kanë dalë disa fakte, po nuk duam t’i tregojmë, janë faktet krejt, se ne s’kemi çka bëjmë ne kemi jetu dhe duam të jetojmë me maqedonasit. Faktet janë, por drejtësi nuk ka”, Qezmedin Demiri.
Ekipi i televizionit Shenja, u nda nga këto familje, duke i lënë ata vetëm me shpresën se maji tjetër të mos i gjejë të ndarë nga bashkëfamiljarët e tyre. Ata shpresojnë se i gjithë ky ankth do të marrë fund së shpejti, dhe famijarët e tyre të kthehen aty ku e kanë vendin, në shtëpitë e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori