Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov për televizionin ''Star'' të Greqisë ka komentuar deklaratat e Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Kotzias i cili ka thënë se fajtor për krizën e refugjatëve është Maqedonia, njofton Telegrafi Maqedoni.

''Çka mundet tjetër të bëj Greqia? Të na bllokojë edhe 25 vite tjera si na ka bllokuar deri tani? Nuk është sjellje e mirë fqinjësore kjo. Nuk mund të ndryshojmë historinë dhe fatin ku dy popuj duhet të jetojnë së bashku dhe në fqinjësi'' tha Ivanov për televizioni grek ''Star''./Telegrafi/