LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Kosova nuk jep asgjë për njohjen nga Serbia

Ismaili: Kosova nuk jep asgjë për njohjen nga Serbia
Foto: Arkiv

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për fazën finale të dialogut me Serbinë.

“Ne me i dhënë diçka Serbisë, as që diskutohet. Asgjë nuk japim për njohjen nga shteti fqinj”, ka thënë Ismaili në Info Magzine të Klan Kosovë.

Ai ka thënë se Thaçi mund ta promovojë idenë e tij që Lugina t’i bashkohet Kosovës, por bën të qartë se PDK edhe përmes dokumenteve ka treguar se “kufijtë e Kosovës janë të pacenueshme”.


Ismaili duke komentuar vizitën e Zëvendësndihmës sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, ka thënë se vizita e tij nuk ka qenë turistike.

“Kjo vizitë ka pasur për qëllim që ta rrisë dinamizmin karshi marrëveshjes me shtetin fqinj. Siç edhe dihet Kapitulli 35 ka qenë dhe mbetet si kushtëzim për Serbinë drejt rrugës për Bashkimin Europian”, tha ai.

Ismaili ka thënë se dialogu me Serbinë në Bruksel duhet të përfundojë me njohje reciproke mes dy vendeve.

Ai ka thënë se territori dhe sovraniteti i Kosovës janë të padiskutueshëm, duke folur për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit.

“Konsideroj se presidenti është i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe përfaqëson institucionin – Zyrën e Presidentit. Politika nuk duhet parë në formën personale. Ai e ka shty idenë me besim të madh për bashkim të Luginës me Kosovën. Ne mund të pajtohemi ose jo me qëndrimin të tij, por t’i thuhet një presidenti mos fol për këtë çështje është si t’i thuash një deputeti pse po mban konferenca për shtyp”, ka thënë Ismaili, njofton Klan Kosova.

“Si PDK kemi bërë thirrje për unitet, kemi dërguar platformë të shkruar, kemi pas diçka që të gjithë të kontribuojmë në dialog. Si PDK ne po e trajtojmë çështjen e dialogut jo për të fituar vota, por të fitojë Kosova përballë Serbisë. Ka individ që këtu shikojnë të fitojnë ndonjë votë pak më shumë”.

Ismaili ka thënë se Serbia është duke u përgatitur për çështje të tjera, derisa në Kosovë flitet për territorin.

“Po përballemi me shtetin serb që përgatitet për të gjitha fazat e dialogut, si Ujmani, energjia, shëndetësia… Ne thirremi rreth asaj që dikush po do ta shesë territorin e Kosovës. E kemi thënë se në kuvend duhet të merret vendimi final për atë se çfarë ndodh në dialog”, tha Ismaili

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori