LAJMI I FUNDIT:

Ishin në cilësinë e vendasit dhe përdorën ngjyrën rozë, zbulohet arsyeja pse Gjermania luajti me fanellat e dyta ndaj Hungarisë

Ishin në cilësinë e vendasit dhe përdorën ngjyrën rozë, zbulohet arsyeja pse Gjermania luajti me fanellat e dyta ndaj Hungarisë

Futbollistët e Gjermanisë me fitoren ndaj Hungarisë 2:0 kaluan në fazën e eliminimit direkt në Kampionatin Evropian.

Megjithatë të gjithë u befasuan kur gjermanët e nisën ndeshjen me fanellën rozë, e cila nuk është tradicionale dhe nuk është fanella e parë e tyre përkundër se ishin vendas.

Ngjyra e bardhë tradicionale i ka zbukuruar gjithmonë fanellat e kombëtares gjermane dhe të gjithë jemi mësuar me fanellën e njohur.


Megjithatë, në ndeshjen kundër Hungarisë ata luajtën me fanella rozë, edhe pse Gjermania ishte në cilësinë e skuadrës vendase dhe kishte të drejtë të zgjidhte fanellën.

Tifozë të shumtë në rrjetet sociale kanë pyetur se pse gjermanët kanë luajtur me fanella rozë pavarësisht se janë nikoqirë dhe përgjigja ka ardhur pas ndeshjes.

Gjermania merr tri pikët e radhës dhe kalon grupin, Hungaria mbetet e fundit pa pikë
Lexo po ashtu Gjermania merr tri pikët e radhës dhe kalon grupin, Hungaria mbetet e fundit pa pikë

Gjegjësisht, gjermanët vendosën për këtë lëvizje që të mund të prezantojnë grupin rezervë të fanellave në këtë kampionat evropian. Në xhiron e fundit ndaj Zvicrës, gjermanët nuk do të jenë nikoqirë në letër dhe nuk do të kenë avantazhin e zgjedhjes së fanellës, ndaj pritet që zviceranët të zgjedhin një fanellë të kuqe dhe në atë rast gjermanët duhet të luajnë me fanellat e bardha.

Duke qenë se kjo fanellë theu rekorde si fanella më e shitur, gjermanët donin ta prezantonin dhe të performonin të paktën një herë në Kampionatin Evropian, ndaj ky ishte i vetmi shans i sigurt për ta prezantuar atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori