Telegrafi

Ish-ylli i Ligës Premier i bindur se mund ta rikthejë Kloppin në postin e trajnerit këtë vit

Tim Howard ka bërë thirrje për një ndryshim në krye të futbollit amerikan pas Kupës së Amerikës dhe ka hedhur në diskutim emrin e Jurgen Klopp si një zgjidhje potenciale të fuqishme për të drejtuar Kombëtaren e SHBA-së.

“Unë jam gati të jap kontributin tim për vendin në çdo mënyrë të mundshme”, deklaroi Howard. “Nëse do të isha drejtues i futbollit të SHBA-së, do të isha në aeroport drejt Spanjës për të biseduar me Klopp, do ta kisha bindur, 100 për qind”.

Pas eliminimit të SHBA-së nga Kupa e Amerikës, Howard shpreh besimin se Klopp mund të sjellë një ndryshim të nevojshëm dhe një vizion të qartë për ekipin.

“Ai ka një grup të ri lojtarësh që mund të përshtaten me stilin e tij të futbollit tërheqës dhe progresiv, njësoj si në Liverpool,” shtoi ai.

Howard gjithashtu theksoi avantazhet e futbollit ndërkombëtar, duke thënë se trajneri nuk duhet të jetë në terren çdo ditë dhe mund të përqëndrohet në strategji dhe zhvillim afatgjatë të ekipit.

Megjithatë, ai pranon se një zgjedhje e tillë vjen me rreziqe, por beson se për të qenë konkurrues në Kupën Botërore 2026, SHBA-ja ka nevojë për një trajner me një vizion të qartë dhe një aftësi të vërtetë për të udhëhequr. /Telegrafi/