Festa e Fitër Bajramit ka gjetur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë ku ndodhen në paraburgim.
Gjykata Speciale ka konfirmuar se edhe këtë festë ish-krerët e UÇK-së do të kenë mundësi ta presin së bashku.
“Në përgjithësi, Njësia për Menaxhimin e Paraburgimit siguron mirëqenien e të burgosurve në një mjedis të sigurt. Të paraburgosurve u sigurohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festat apo rastet e veçanta në përputhje me rregulloren e institucionit të paraburgimit. Këto rregulla parashikojnë gjithashtu edhe mirëqenien shpirtërore të paraburgosurve, të cilët mund të marrin pjesë në shërbimet fetare ose shpirtërore të disponueshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Gjykatës Speciale për lajmi.net.
Nga Haga kanë thënë se iu takon të burgosurve të vendosin se si do të donin të festonin Fitër Bajramin, por natyrisht në përputhje me rregulloren e këtij institucioni.
Edhe për këtë festë katërshja e UÇK-së që gjenden në Hagë nuk do të kenë mundësi të takojnë fizikisht familjarët e tyre, si pasojë e gjendjes me pandeminë.
“Bazuar në këshillat mjekësore, vizitat personale me anëtarët e familjes dhe vizitorë të tjerë personal në institucionet e paraburgimit janë të kufizuara përkohësisht. Përderisa ekzistojnë kufizime të tilla, në mënyrë që të sigurohet kontakt, Sekretari ka autorizuar video-vizita për t’iu siguruar të burgosurve një mjet shtesë për të mbajtur marrëdhëniet familjare. Për më tepër, për të lehtësuar më tej kontaktet, një numër i arsyeshëm i thirrjeve telefonike financohet nga KSK”, thuhet në përgjigjen e Speciales.
Nga ky institucion kanë thënë se të gjitha komunikimet e mundshme, sidomos në rastet e familjarëve, iu mundësohen me procedura të përshpejtuara përmes video-vizitave të gjithë të burgosurve.
“Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit siguron që të gjithë të paraburgosurit të pajisen me mjete për të mbajtur marrëdhënie personale me anëtarët e familjes dhe të tjerët gjatë qëndrimit në paraburgim përmes vizitave (aktualisht vizitat me video), thirrjeve telefonike dhe postës elektronike”, thuhet në përgjigjen e Speciales.
Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, gjenden në paraburgim në Hagë që nga fundi vitit të kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri