LAJMI I FUNDIT:

IPKO lanson pakon e pare ne treg me internet ne mobil pa limit

IPKO lanson pakon e pare ne treg me internet ne mobil pa limit

Në vitet e fundit, të bërit biznes në Kosovë është modernizuar sipas trendeve të fundit botërore, dhe në tregun tonë ka edhe afaristë por edhe biznese të shumta që bëjnë biznes kryesisht online për të cilët telefoni mobil është mjeti kyç që mjafton për të kryer punë në katër anët e botës.

Mujore Smart u kushtohet gjithë përdoruesve të telefonisë mobile IPKO të cilët e përdorin telefonin e tyre të mençur mobil për komunikim të pandërprerë nga dhjetëra shtete të cilat ata i vizitojnë vazhdimisht, apo për rritje dhe zhvillim të biznesit të tyre duke komunikuar me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tyre nga rajoni, Evropa apo SHBA-ja.

“IPKO i kupton konsumatorët e saj dhe kërkesat e tyre në rritje për liri të plotë mobile – posaçërisht apetitin e tyre të jashtëzakonshëm për konsum sa më të madh të internetit në mobil, brenda dhe jashtë vendit. Ne i kuptojmë nevojat e reja të tregut dhe tani ne po i plotësojmë ato me pakot e reja të mençura të cilat ua mundësojnë përdoruesve tanë të flasin, shkruajnë dhe shfletojnë internetin në mobil tejet lirshëm, pavarësisht nëse ata janë në Kosovë, në rajon, Evropë apo SHBA. Kjo nuk është thjeshtë një pako e re – është përmbushje e vizionit tonë për tu mundësuar gjithë kosovarëve vegla të reja të cilat i fuqizojnë përpjekjet e tyre të vazhdueshme për tu rritur dhe zhvilluar suksesshëm, në nivel lokal por edhe ndërkombëtar”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.


Karakteristikat e jashtëzakonshme të Mujore Smart:

Për një muaj të vetëm Mujore Smart ofron pa limit minuta brenda rrjetit të IPKO-së, 2000 minuta drejt çdo operatori mobil në Kosovë, SMS pa limit me të gjithë operatorët, internet në mobil pa limit për ta përdorur në Kosovë, 5GB internet në mobil i cili mund ta shfrytëzohet në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Turqi, si dhe 200MB internet për ta shfrytëzuar në vendet e Bashkimit Europian apo SHBA.

Pakoja që i plotëson të gjitha nevojat dhe dëshirat e përdoruesve të telefonisë mobile IPKO kushton 99 euro në muaj dhe e njëjta ua mundëson gjithë përdoruesve të jenë gjithnjë mobil, vazhdimisht të lidhur dhe të kenë vlerën më të mirë të mundshme për paratë e shpenzuara.

IPKO është telefonia e parë mobile në Kosovë për nga numri i përdoruesve të internetit në mobil, mbulueshmërisë me teknologjitë 3G dhe 4G, si dhe rrjeti më i shtrirë mobil në Kosovë. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori