LAJMI I FUNDIT:

iPad Mini lansohet më 23 tetor, sipas AllThingsD

iPad Mini lansohet më 23 tetor, sipas AllThingsD

AllThingsD ka thënë sot se Apple do të lajmëroj daljen e produktit të shumë përfolur, iPad Mini në një ngjarje me ftesa më datë 23 të këtij muaji.

Përveq datës ende nuk janë zbuluar detaje tjera rreth pajisjes më të re të Apple. Sipas AllThingsD, burimet e informacioneve të tyre nuk kanë dashur të bëjnë publike detaje shtesë.

Nga raportet e fundit të dalura nga ueb sajte të ndryshme teknologjike, thuhet se pajisja do të ketë ekran 7.85 inç, mbushësin e ri nga Apple – Lightning, dhe dizajn shumë të hollë. /Telegrafi/