LAJMI I FUNDIT:

iPad Mini 4 do të jetë “kloni” i iPad Air 2?

iPad Mini 4 do të jetë “kloni” i iPad Air 2?

Një raport i ri medial që vjen nga Lindja e Mesme sugjeron se Apple iPad Mini 4 do të vijë me specifika dhe ndryshime të cilat i kemi parë edhe në modelin e tabletit të kompanisë, iPad Air 2 vitin e kaluar.

Mirëpo, karakteristikat e iPad Mini 4 do të jenë të kompresuara në një dimension shumë më të vogël të tabletit të kompanisë. Ndërsa këtë vit pritet që gjithashtu të shohim edhe debutimin e iPad Air 3.

Sipas faqes japoneze Macotakara ka thënë se iPad mini 4 do të jetë version më i vogël i iPad Air 2, i cili do të vijë me specifika të njëjta sikurse modeli ekzistues i tabletit, duke përfshirë edhe kamerën me 8MP iSight, procesorin A8, dhe 802.11ac Wi-Fi.

Bazuar në këto burime është thënë më pas edhe se iPad mini 4 do të jetë i hollë vetëm 7.5mm ngjashëm me iPad Air 2 i cili është vetëm 6.1mm. (Telegrafi)