LAJMI I FUNDIT:

Investimet kineze rritën për 160% në Francë

Investimet kineze rritën për 160% në Francë

Investimet kineze në Francë u rritën me 160 për qind gjatë vitit të kaluar, në 3.62 miliardë dollarë. Pavarësisht se numri i turistëve kinez në vend është tkurrur bindshëm që prej sulmeve terroriste të muajit nëntor në Paris, investitorët që vijnë nga vendi i largët nuk duken aspak të trembur.

“Këtu ka ujdi mjaft të volitshme. Në të gjithë sektorët, shuma dhe numri i investimeve kineze është rritur. Investitorët kinezë hedhin para kudo që shohin mundësi”, deklaron sekretari i përgjithshëm i dhomës kineze të tregtisë në Paris.

Me ngadalësimin e ekonomisë në Atdhe dhe me Francën që ofron mundësinë e aseteve të denominuara në Euro por edhe një ekonomi të qëndrueshme, investitorët kinezë po dynden në çdo sektor, që nga ai i verave deri te qendrat tregtare.


Më shumë se 80 për qind e parave kineze që hyjnë në Kinë shkojnë në sektorin e patundshmërive dhe industrinë e strehimit.
Jack Ma, themelues i gjigantit të tregtisë online, Alibaba, i cili është njëkohësisht njeriu i dytë më i pasur i vendit, së fundmi ka blerë një kantinë të famshme vere franceze, e cila daton që prej shekullit të 14-të.

Zyrtarisht, Franca është tashmë destinacioni i dytë europian, pas Italisë për investimet kineze. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Kalo në kategori