Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është përballur sot me një situatë jo të këndshme ndërsa ishte në një lokal. Ku një qytetar i afrohet në tavolinë dhe e akuzon duke e quajtur "hajneshë".

Lidhur me rastin, Policia tashmë ka intervistuar personin e dyshuar.


Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Telegrafin, se ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’

"Referuar këtij rasti, i dyshuari është ftuar për intervistim nga ana e policisë dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘’Kanosja’’ dhe i njëjti më pas është proceduar i lirë", tha Borovci.

Ndryshe, Pacolli ishte e shoqëruar nga një person në lokal, gjatë kohës sa qytetari iu afrua duke e akuzuar për hajni./Telegrafi/