Interi ka fituar pa vështirësi në shtëpi ndaj Hellas Verona me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar me fitore në kampionat dhe i është ofruar në vetëm një pikë liderit, Milanit, në garën për titull kampioni.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Nerazzurrëve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 22-të dhe ishte Nicolo Barella, i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Ivan Perisic.
Për golin e dytë u përkujdes sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko (30’) që shënoi nga afërsia për 2-0.
⏸️ | HALF-TIME
😎 It was all Inter in the first half! ⚫️🔵
💪 The Nerazzurri have the lead as they head in for the break#InterVerona 2⃣-0⃣
⚽️ 22 – #Barella
⚽️ 30 – @EdDzekoPowered by @gruppo_a2a#FORZAINTER pic.twitter.com/01AcnYakf7
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) April 9, 2022
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse e barabartë, me Veronën që tentonte ta ngushtonte epërsinë dhe Interin që luante kujdesshëm.
Deri në fund, pati raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe Interi i gëzua në fund fitores me rezultat 2-0.
🥳 | VICTORY
😍 Inter beat Hellas Verona!
🖤💙 The Nerazzurri put the game to bed in the first half! 😎#InterVerona 2️⃣-0⃣⚽️ 23 – #Barella
⚽️ 30- @EdDzekoPowered by @gruppo_a2a
#FORZAINTER pic.twitter.com/j1YrsOxjOi— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) April 9, 2022
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në pozitën e dytë me 66 pikë, ndërsa Verona zë vendin e nëntë me 45 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Spezia, ndërsa Verona udhëton te Atalanta. /Telegrafi/
Se adelantó el Inter al Verona, con este gol de Barella. Que bien se la pone Perisic.https://t.co/U9pSZ7MDvi
— Jonatan (@FT9Jonny) April 9, 2022
GOAL! Edin Džeko makes it 2-0 for Inter against Hellas Verona 🔥 Goal #13 in the Serie A https://t.co/NmSRG3TBmR
— BH Live 🇧🇦 (@BHlive_official) April 9, 2022