LAJMI I FUNDIT:

Intensifikohet bashkëpunimi për unifikimin e numrit të biznesit

Intensifikohet bashkëpunimi për unifikimin e numrit të biznesit

Në kuadër të reformës të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmirësimin e klimës në të bërit biznes, ministri i Financave Avdullah Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, u.d. sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Agron Maxhuni, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Sakip Imeri, si dhe drejtori i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) Gazmend Mejzini, janë takuar sot për të diskutuar për projektin e përbashkët të këtyre institucioneve në unifikimin e numrit të biznesit që nënkupton se numri i regjistrimit të biznesit është i njëjtë me numrin fiskal dhe do të shërbejë si numër identifikues i biznesit.

Me këtë rast u bë e ditur se me unifikimin e numrave të ndryshëm të biznesit, në një numër të vetëm, parashihet që ky numër të aplikohet në të gjitha procedurat e aktivitetit biznesor, si dhe do t’ua lehtësojë edhe më shumë aktivitetin ndërmarrësve.

Ministri Hoti dhe Ministrja Bajrami u dakorduan që përfaqësuesit e dy ministrive konkretisht nga ATK dhe ARBK të bëjnë përgatitjet e duhura për këtë çështje dhe muaji shkurt të jetë definues për tu përfunduar unifikimi i numrit në mënyrë që bizneset të kenë kohë që deri në fund të vitit 2017 të jenë të pajisur me numrin e unifikuar.


Po ashtu gjatë takimit u diskutua se unifikimi i numrit do të ndikojë në luftimin e ekonomisë joformale në Kosovë si dhe do të jetë një lehtësim për bizneset e huaja të cilat duan të investojnë në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Botë
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Kalo në kategori