Afaristët ukrainas gjithnjë e më tepër dinë për tendencën pozitive të udhëheqjes së biznesit në Maqedoni. Janë të impresionuar nga rezultatet ekonomike që i arriti vendi në 10 vitet e fundit dhe kjo plotësisht i stimulon drejtpërdrejtë të bashkëpunojnë me kompanitë nga Maqedonia, u tha në Biznes-forumin e sotëm mes Maqedonisë dhe Ukrainës që u mbajt në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në forum morën pjesë kryeministri Emill Dimitriev, minsitri për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill pavlevski dhe delegacioni ukrainas i kryeusar nga kryetari i Odës ekonomike për tregti dhe industri të Ukrainës, Genadij Dmitrieviç. U konstatua se dy vendet kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme politike të bazuara në miqësi të sinqertë tradicionale që është shkak më tepër për thellimin e bashkëpunimit tregtar, ndërsa potenciale më të mëdha për zhvillim të marrëdhënieve afariste ka në TI, turizëm, industrinë farmaceutike.


Duke folur për rezultatet e arritura në disa vitet e kaluara falë politikave qeveritare, kryeminsitri Dimitriev u bëri thirrje bisznesmenëve ukrainas që t'i shfrytëzojnë pçërparësitë komparative të Maqedonisë për realizim të planeve të tyre afariste.

Biznesmenët ukrainas, siç potencoi kryetari i Odës Dmitrieviç, e vlerësojnë lartë bashkëpunimin me Maqedoninë. Ata për herë të dytë vijnë në Shkup gjatë një kohe të shkurtë, ndërkaq edhe delegacioni i Maqedonisë qëndroi në Kiev, që tregon, theksoi Dmitrieviç, për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare. Ai potencial shihet në bizneset e vogla dhe të mesme, por, përmendi, bashkëpunimi zgjerohet edhe në sferën e kompanive të mëdha.

Ukraina për momentin zbaton reforma ekonomike dhe pa dyshim.ë tha Dmitrieviç, do të shfrytëzojë një pjesë të përvojave të Maqedonisë.

Biznes forumi i Maqedonisë dhe Ukrainës vazhdon pasdite me takime të drejtpërdrejta të afaristëve të të dy vendeve në organizim të Lidhjes së odave ekonomike (LOE). Para takimeve b-2-b pritet të nënshkruhet edhe memorandum për bashkëpunim. /Telegrafi/