LAJMI I FUNDIT:

Instituti për Studimin e Luftës: Putin mund të kërkojë armëpushim për festën e Pashkëve, në mënyrë të avancojë në Bakhmut

Instituti për Studimin e Luftës: Putin mund të kërkojë armëpushim për festën e Pashkëve, në mënyrë të avancojë në Bakhmut

Presidenti rus Vladimir Putin mund të bëjë thirrje për një armëpushim për shkak të Pashkëve këtë javë për të bërë avancime në Bakhmut, sipas një instituti kërkimor me bazë në SHBA.

Një pauzë më 16 prill, Pashkët Ortodokse, do t’i lejonte forcat e saj të përgatisin mbrojtje kundër kundërsulmit pranveror të Ukrainës, ka thënë Instituti për Studimin e Luftës, transmeton Telegrafi.

Analistët thanë se Kremlini bën thirrje për armëpushim gjatë festave fetare si pjesë e strategjisë së tij në fushën e betejës.


“Putini mund të bëjë thirrje për një armëpushim për ta cilësuar Ukrainën si të papërshtatshme dhe të pavullnetshme për të ndërmarrë hapat e nevojshëm drejt negociatave”, thuhet në një raport të ISW-s.

Raporti gjithashtu shtoi se duke u thirrur në baza fetare për një armëpushim, Putin do të shpresojë gjithashtu që ta paraqesë Ukrainën si shtypëse të grupeve fetare.

Por sipas mendimit të ISW-s: “Nëse Rusia ofron dhe Ukraina refuzon një armëpushim për Pashkët Ortodokse, Kremlini nuk do të ketë treguar përkushtim më të madh ndaj mbrojtjes së krishterimit ose vlerave të krishtera dhe as nuk do të tregojë se Kievi i refuzon ato vlera.

“Putini thjesht do të ketë demonstruar, edhe një herë, cinizmin e tij”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori