LAJMI I FUNDIT:

Inspektorët bërthamorë të OKB-së largohen nga Kievi për në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Inspektorët bërthamorë të OKB-së largohen nga Kievi për në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Një ekip i inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara është larguar nga Kievi për të udhëtuar në termocentralin bërthamor të pushtuar nga Rusia në Ukrainën juglindore, u tha gazetarëve të mërkurën udhëheqësi i delegacionit Rafael Grossi.

“Pas gjashtë muajsh përpjekjesh, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) po kalon në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia”, tha Grossi, drejtor i përgjithshëm i organizatës, raporton cnn.

“Siç e dini, ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme për të kryer atje: të vlerësojmë situatën, të ndihmojmë në stabilizimin e situatës sa më shumë që mundemi. Unë jam shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij momenti. Ne jemi gati, IAEA është gati”, shtoi ai, raporton cnn.


Grossi po kryeson një delegacion prej 14 ekspertësh për të inspektuar objektin ndërsa frika rritet për një aksident të mundshëm bërthamor mes bombardimeve të fundit në zonë.

“Ne po shkojmë në një zonë lufte, në territorin e pushtuar. Kjo kërkon garanci të qarta jo vetëm nga Federata Ruse, por edhe nga Republika e Ukrainës. Dhe ne kemi qenë në gjendje ta sigurojmë këtë”, tha Grossi.

Ndryshe, liderët e shteteve perëndimore kanë bërë thirrje që të ndalen luftimet dhe të çmilitarizohet zona rreth fabrikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori