LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati kthen mbi 34 mijë litra vajra motorike jo-cilësore në Serbi e vende tjera

Inspektorati kthen mbi 34 mijë litra vajra motorike jo-cilësore në Serbi e vende tjera

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndaluar mbi 34 mijë litra vajra motorike jo-cilësore dhe i ka kthyer në vendin e origjinës.

Këto vajra që nuk janë lejuar të hyjnë në tregun e Kosovës kryesisht vinin nga Serbia, ndërkaq një pjesë tjetër nga Turqia dhe vende tjera.

Përmes një komunikatë për medie, nga MINT kanë bërë të ditur se Inspektorati i Tregut në zbatim të Vendimit të Ministres së MINT për vajrat motorike, kanë marrë mostra të vajrave motorike në terminalet doganore dhe në tregun e brendshëm dhe të njëjtat janë testuar në laboratorët e akredituar.


“Në bazë të raporteve të testimit të mostrave të marra në terminalet doganore ka rezultuar që 34.600.00 L (tridhjetë e katërmijë e gjashtëqind litra), vajra motorike (me brende të ndryshme), janë në kundërshtim me Vendimin e MINT, prandaj të njejtat janë kthyer në vendin e origjinës. Vajrat Motorike të cilat nuk janë lejuar të vendosen në tregun e brendshëm janë kryesisht me origjinë nga Serbia dhe pjesa tjetër nga Turqia dhe vendet e tjera”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, Inspektorati i Tregut gjithashtu gjatë kontrollimit në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar 2,270.00 L (dymijë e dyqind e shtatëdhjetë litra), vajra motorike të cilat janë vendosur në treg pa dokumentacion mbi prejardhje/origjinë, si dhe në rastet kur vajrat motorike janë testuar në laboratori dhe me këtë rast ka rezultuar që ka mospërputhje të përbërjes dhe sasisë të deklaruar në etiketën e produktit.

“E ritheksojmë që procesi i marrjes së mostrave, testimit dhe verifikimit në laborator të akredituar është pa asnjë kosto  financiare për bizneset. MINT respektivisht Inspektorati i Tregut garanton konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme që nuk do të lejohen të qarkullojnë në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, asnjë produkt që nuk i plotëson kërkesat ligjore, e gjithë kjo në interes të mbrojtjes së konsumatorit, vendosjes së produkteve cilësore në treg si dhe mbrojtjes së konkurrencës së drejtë në treg”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori