Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim eurodeputetin gjerman në Parlamentin Evropian, Lars Patrick Berg.
Eurodeputeti gjerman është njëherit edhe ish-anëtari i delagacionit për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s, shkruan Telegrafi.
“Së bashku me bashkëpunëtorë pata kënaqësinë që të pres në takim, z. Lars Patrick Berg, eurodeputetin gjerman në Parlamentin Evropian 2019/2024, njëherit ish-anëtar i delegacionit për marrëdhënie me Asamblenë Parlamentare të NATO-s 2019-2024, si dhe kryesues i nënkomiteti për Siguri dhe Mbrojtje BE, së bashku me Prof. Dr. Mensut Ademi”, ka thënë Idrizi.
Në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe projektet që po realizohen në Komunën e Vushtrrisë.
“Bashkë diskutuam për situatën e përgjithshme në Kosovë, për punët e projektet që kanë përfunduar dhe që janë duke u realizuar në Komunën e Vushtrrisë”, ka thënë ai. /Telegrafi/