Identifikohet viktima e së shtunës në autostradën "Ibrahim Rugova"

Është identifikuar viktima e aksidentit të komunikacionit të së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit.
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin i cili me automjetin e tij ka goditur këmbësorin, kurse viktima është identifikuar nga familjarët e tij.
“I dyshuari mashkull K/ Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar automjetin në autostradë, ka goditur një këmbësor mashkull. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Personi i aksidentuar është identifikuar nga familjaret”, thuhet në raportin e Policisë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































