Neymar Junior është duke kaluar edhe një herë fazat vendimtare të sezonit në fushë për Paris Saint-Germain, pasi fati i tij i lëndimit vazhdon të dëmtojë karrierën e tij. Kjo do të thotë që ylli brazilian është lënë sërish në duart e tij për të argëtuar veten për muaj të tërë.
Një nga hobiet kryesore të Neymarit është pokeri. Brazilianit i pëlqen të luajë kumar gjatë kohës së tij të lirë dhe pas një operacioni për një problem me ligamentin e kyçit të këmbës, ka shumë kohë që ai të ushtroj këtë hobi.
Ndërsa luante poker në internet me sa duket, Neymar u incizua pasi humbi 1 milion euro me një dorë të vetme.
Fillimisht u duk se ai do të ankohej dhe po qante për shumën e parave të humbura, por më pas shpërtheu në të qeshura.
♠️ Neymar pierde un millón de euros al póker y reacciona así… ?
? #PartidazoCOPE pic.twitter.com/9qbrEL5fpm
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) March 29, 2023
Kjo video shërben edhe një herë për të ilustruar hendekun disi të padepërtueshëm midis futbollistëve më të mirë në botë dhe të përditshmes për shumicën e njerëzve.
Për shumë njerëz është e vështirë të imagjinohet të ketë kaq shumë para, ndërsa pak mund të imagjinojnë të jenë kaq joserioze me të. /Telegrafi/