Një DJ e ka humbur jetën, pasi një pjesë e skenës ku po performonte në një festival muzikor në Brazil, u rrëzua.
Tre persona të tjerë janë lënduar në Atmosphere Festival në Esteio, në qytetin jugor të Porto Alegre.
Pamjet shokuese kanë kapur momentin tragjik, kur struktura metalike ra mbi skenë gjatë një stuhie.
DJ Kaleb Freitas, i cili ishte duke performuar në atë kohë, u dërgua në spital me plagë të rënda në kokë, por nuk mundi të mbijetojë.
Tashmë ka nisur një hetim mbi tragjedinë dhe organizimin, pavarësisht paralajmërimeve për kushtet e motit, stuhi dhe erëra të forta.
Miqtë e muzikantit që ndërroi jetë në moshë 30 vjeçare, kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale.
DJ-i i ndjerë jetonte në Porto Alegre, ndërsa emri i tij i vërtetë është Kalleby Freitas da Rosa. /TCH/Telegrafi/