LAJMI I FUNDIT:

House: Të fitojmë pa Samirin

House: Të fitojmë pa Samirin

Basketbollisti më i mirë i Pejës, Frederick House, para ndeshjes së sotme kundër Kozuvit, ka thënë se skuadra duhet t’ia dalë mbanë edhe pa ndihmën e liderit, Samir Shaptahut.

Peja do të zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme për t’i përmirësuar gjasat për play-off sonte kundër Kozuvit në kuadër të Ligës Ballkanike, me fillim nga ora 19:00 në palestrën Karagaçi, e cila pritet të vërshohet nga tifozët pejanë ‘Shqiponjat’.

Edhe pse pejanët po kalojnë në një formë të mirë së fundmi, kësaj radhe do të jenë të hendikepuar, pasi që është bërë e ditur se do të mungojë organizatori i lojës, Samir Shaptahu. Mirëpo, amerikani i cili nuk është më pak i rëndësishëm, ka thënë se skuadra duhet t’ia dalë edhe pa të.

“Ne jemi të gatshëm, por ky ekip (Kozuvi) nuk do ta na dhurojë fitoren. Ne duhet të zbresim në sallë dhe të luajmë fort. Nuk do të jetë e lehtë, nëse nuk kujdesemi mirë për topin, ata do të na mposhtin. Samiri nuk do të luajë kështu që është rasti për lojtarët tjerë që të dalin në skenë dhe ta dëshmojnë veten. Por, ne duhet të luajmë më fort se ekipi kundërshtar”, ka thënë House për Telegrafin.


Ju kujtojmë se ndeshjen e parë në Ligën Ballkanike, Peja e kishte zhvilluar pikërisht kundër Kozuvit në Gjevgjeli dhe kishte humbur me rezultat, 84-79. /Telegrafi/