Profesori i Universitetit të Beogradit dhe themeluesi i organizatës së Qendrës politike “Glas”, Nikola Samarxhiq, ka vlerësuar se pushteti dhe opozita në Serbi e po shfrytëzojnë 20 vjetorin e intervenimit të NATO-së që të “dërgojnë mesazhe armiqësore botës perëndimore dhe thirrje Rusisë, e cila për fat, as nuk e bombardoi as nuk e mbrojti Serbinë”. Ai tha se “nuk ekziston dikush [në Serbi] që hapur dhe publikisht do ta thoshte se na duhet një Kosovë e pavarur”.
“Po na kërcënojnë me populizmi, klero-nacionalizmi, Rusia dhe Kina. Jemi para një humnere prej të cilës, në rastinmë të mirë, do të na nxjerrin tjerët, me çmimin që është larg prej perceptimit aktual të realitetit që elitat dhe shoqëria refuzojnë ta pranojnë”, ka thënë Samarxhiq për gazetën “Jutarnj list” të Zagrebit, përcjell Telegrafi.
Në analizën e përgjithshme të gjendjes politike në Serbia, Samarxhiq ka theksuar se “presidenti i Serbisë Vuçiq, në raport me opozitën, e cila mund të llogaris në partneritet me perëndimin, një të tretën e ka thithur e një të tetrën e ka blerë, kurse një të tretën e ka margjinalizuar”.
“Kështu është radikalizuar dhe sheshelizuar opozita e mbetur. Drejt Vuçiqit janë nisur mendimtarët e njëjtë politikë pa ide dhe oferta për alternative reale, ndërsa personalisht, pa talent, karizëm dhe forcë, jo vetëm që të na bindin dhe të aktivizojnë të tjerët, por as të bindin vetveten” , tha ai në tekstin për gazetën kroate.
Sipas tij, “në koalicionin anti-Vuçiq nuk ka lider që janë të barabartë me ata që patën sukses të lënë vulë më 5 tetor të vitit 2000 [rrëzimi i regjimit të Millosheviqit në Serbi] dhe ndryshimeve pozitive që ndodhën”.
“Nuk ekziston dikush [në Serbi] që hapur dhe publikisht do ta thoshte e na duhet një Kosovë e pavarur, me të cilën do të heqim kufijtë, në vend se ta ‘varrosim’. Se me Malin e Zi na ndan vetëm një masë dashurie e ndërsjellë. Se Kroacisë edhe Serbisë i duhet Bosnja e plotë. Se pa Kroacinë as Serbia as Bosnja nuk mund të mbijetojnë. Integrimi në BE dhe në NATO. Institucionet e fuqishme financiar. Liritë evropiane. Infrastruktura e rregulluar. Arsimi funksional”, ka thënë Samarxhiq.
Samarxhiq ka konstatuar se “protestat e qytetarëve dhe opozitës në Serbi janë gjithnjë më të ashpra edhe masive, para së gjithash falë reagimit të Vuçiqit dhe shërbëtorëve të tij, sesa me meritën e opozitës” dhe shtoi se “Serbia nuk është shumë demokratike, por nuk duron pushtet të gjatë personal të askujt”.
”Disa protestues kërkojnë nga Vuçiqi më shumë Kosovë, e me këtë edhe më shumë sheshel, me gjasë edhe më shumë Rusi, më pak Evropë. Evropën s’e kuptojnë. Dobësinë evropiane nuk i konsiderojnë përparësi demokratike, të lirisë dhe procedurave”, ka thënë Samarxhiq.
Lidhur me raportet në regjionin e Ballkanit, historian beogradas shprehet se “presidenti i Serbisë ashpërsoi raportet me Kosovën, ndërkohë që opozita e akuzon për tradhti, se ndërpreu raportet me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe përsëri u nis të copëtojë Bosnjën, me kulminacionin në tentimet e pasuksesshme të grusht shtetit në Podgoricë dhe Shkup”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi