Historia mahnitëse e ish-portierit Lev Yashin, fitues i Topit të Artë dhe pritës i 151 penaltive
Kur u bë i ditur posteri i Kupës së Botës së vitit 2018, ajo shfaqi një imazh të një prej lojtarëve më të mëdhenj të Rusisë, Lev Yashin.
Njerëzit të moshave të ndryshme – të cilët ishin gjallë për ta parë Anglinë duke fituar botërorin e kombëtareve në vitin 1966 – mund të kujtojnë portierin që e ndihmoi Bashkimin Sovjetik të renditet në vendin e katërt.
Nofka e Yashinit, “Merimanga e Zezë”, ishte e përshtatshme për një lojtar që kishte reflekse të jashtëzakonshme, pozicionim të saktë para portës dhe ishte i paharrueshëm me rrobat e zeza, kapelë të sheshtë dhe mbajtëse në gjunjë.
Një figurë imponuese mes shtyllave për shkak të prezencës komanduese, Yashin revolucionarizoi pozicionin duke dhënë instruksione tek lojtarët, ku herë pas here dilte jashtë linjave të veta për të këshilluar bashkëlojtarët. Ishte kampionati i Kupës së Botës së viti 1958 kur arriti në rangun më të lartë botëror.
Ishte turneu i parë që do të shfaqej globalisht figura e paharrueshme, pseudonimi dhe stil unik që i ndihmuan në rritjen e popullaritetit të tij.
I lindur në vitin 1929, Yashin filloi karrierën si një adoleshent i ri, duke punuar në një fabrikë ushtarake dhe luajtur për Dinamo Moskën.
U desh kohë për të gjetur vend në ekipin e parë. Por, në vitin 1953 – tre vjet pas debutimit – Yashin gjithashtu luante si portier në hokej mbi akull, duke fituar një Kupë të ish-BRSS.
Ai gjithë karrierën 20-vjeçare e kaloi te skuadra e Dinamos, duke fituar pesë tituj dhe tre Kupa, ndërsa për herë të parë në kombëtare u ftua në vitin 1954.
Lev Yashin është padyshim portieri më i madh në historinë e futbollit
Gjatë 16 vjetëve të ardhshme, ai mori pjesë në katër Kupat e Botës, 1958, 1962, 1966 dhe 1970. Në të parën, ai lëndoi syrin në humbjen 2-0 ndaj kampionëve të Brazilit.
Ai nuk lejoi që të bëhej ndonjë rrëmujë në ndeshje dhe për këtë gjeti emrin e vetë në ekipin e turneut.
Në votimin për Topin e Artë, Yashin përfundoi dy herë në pozitën e pestë dhe në vitin 1961 u rendit si i katërti.
Dy vjet më vonë, pasi bëri përshtypje në finalen e botërorit kundër Anglisë, ai më në fund u bë tejet i famshëm.
Skuadra vendase fitoi 2-1, por mund të ketë qenë shumë më keq nëse nuk do të ishte në port Yashin.
Jimmy Greaves, Denis Law dhe Eusebio ishin pranë shpalljes së lojtarit të vitit, por nuk mundën ta arrinin mbështetjen unanime që mori portieri legjendar, i cili fitoi në saje të 73 pikëve.
Legjenda angleze, Gordon Banks, i cila ishte i nominuar gjashtë herë për portierin e vitit, u pyet nëse ishte më i mirë se homologu i tij sovjetik.
“Yashin është portieri më i mirë dhe kjo nuk vihet në pikëpyetje”, u përgjigj ai duke shtuar “E kam parë atë të luajë dhe gjithçka që bëri ishte absolutisht e mirë”.
Portierë të tjerë ishin shumë afër për ta fituar trofeun më të mirë individualisht. Dino Zoff dhe Gianluigi Buffon kanë përfunduar të dytit me vota në “Ballon d’Or”.
Manuel Neuer i Bayernit të Munihut konsiderohet si një konkurrent dhe është vetëm çështje kohe përpara se David Gea i Manchester Unitedit të përfshihet në listën e ngushtë.
Por nuk ka gjasa që një tjetër portier të përputhet me rusin legjendar. Yashin ka mbrojtur 151 penalti në karrierën 20-vjeçare si portier.
Në vitin 1967 iu dha “Urdhri i Leninit”, çmimi më i lartë në BRSS dhe në vitin 1994, FIFA themeloi “Lev Yashin Award” për portierin më të mirë në Kupën e Botës. Në vitin 2000, dhjetë vjet pas vdekjes së tij, ai u shpall portieri i shekullit sipas FIFA-s.
Shumë prej tyre janë përpjekur të ndjekin hapat e rusit dhe shumë portier do të përpiqen të fitojnë çmimin e më të mirit të botës gjatë verës së ardhshme.
Por duket shumë e vështirë që dikush do të krahasohet me legjendën sovjetike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kimmich pyetet nëse do t’i bashkohet Real Madridit, mesfushori gjerman shpërthen në deklaratën e tij
Bëri gabim trashanik në debutim, Guardiola i del në mbrojtje mbrojtësit Khusanov
Malisheva në vendin e tretë, a është befasi dhe kush mund të shitet nga ky ekip – analizohet situata në “Arena e Yjeve”
Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite
Gary Neville vazhdon kritikat e ashpra për yllin e Chelseat: Me atë në fushë, le t'i harrojnë trofetë
Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite