Site icon Telegrafi

Hillary Clinton thotë se admiron ambiciet e Kim Kardashianit për të studiuar drejtësinë

Ish-zonja e parë e SHBA-s, Hillary Clinton u shpreh se sa mbresëlënëse mendon se është që Kim Kardashian ka punuar pa pushim për t’u bërë avokate në mënyrë që të luftojë për reformën në burg.

“Unë me të vërtetë e admiroj vendosmërinë e saj për të marrë diplomën e saj në drejtësi, në mënyrë që ajo të mund të bëjë më shumë për të ndihmuar njerëzit që trajtohen padrejtësisht në sistemin e drejtësisë penale”, tha Clinton, 74 vjeç, për Extra ndërsa promovonte serialin e saj dhe vajzës së saj, Chelsea, “Gutsy”.

Ndërsa Kardashian, 41 vjeç, dështoi tre herë në provimin e parë që ia mundëson të vazhdoj studimin për juridik, Clinton vuri në dukje se themeluesja e “Skims’ nuk u dorëzua kurrë dhe vazhdoi të punojë derisa më në fund kaloi provën e saj të katërt në dhjetor 2021, shkruan PageSix.

Foto: Getty Images

“Ajo mund të ketë dështuar disa herë më parë, por ajo nuk hoqi dorë, ajo vazhdoi të ecë”, tha Clinton, e cila është një avokate.

Kardashian njoftoi se e kaloi provimin (baby bar) pas tre përpjekjeve të dështuara vitin e kaluar.

“Duke parë në pasqyrë, jam vërtet krenare për gruan që shikon mbrapa sot në reflektim”, tha Kardashian në atë kohë.

“Kjo nuk ishte e lehtë për mua. Kam dështuar në këtë provim 3 herë në 2 vjet, por çdo herë ngrihesha dhe studioja më shumë dhe u përpoqa përsëri derisa e bëra atë”, kishte thënë Kim.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Ajo ishte dukshëm e sëmurë me COVID-19 dhe kishte një temperaturë gjatë përpjekjes së saj të tretë në provim.

Lexo po ashtu Kim Kardashian përbuzet nga Anna Wintour - publikohet momenti i sikletshëm kur ylli televiziv injorohet nga kryeredaktorja e ‘Vogue’

“Më thanë juristët më të mirë se ky ishte një udhëtim pothuajse i pamundur dhe më i vështirë se rruga tradicionale e shkollës juridike, por ishte opsioni im i vetëm dhe ndihem shumë mirë të jem këtu dhe në rrugën time për të arritur qëllimet e mia”, tha ajo.

Kardashian ndoqi gjurmët e babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian, i cili ishte i njohur si një nga avokatët mbrojtës të OJ Simpson gjatë gjyqit të tij për vrasje në 1995.

“E di që babai im do të ishte shumë krenar. Ai në fakt do të ishte kaq i tronditur të dinte se kjo është rruga ime tani, por ai do të kishte qenë partneri im më i mirë i studimit”, ka deklaruar Kim. /Telegrafi/

Exit mobile version