Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se kjo parti do të trajtojë kërkesat që kanë të bëjnë me çështje në interes të vendit, siç është tema e dialogut me Serbinë, pavarësisht që ato vinë nga pushteti. Megjithatë, ai thekson se ende nuk kanë pranuar ndonjë ftesë për takim nga kryeministri i vendit.
Haziri i kujton kryeministrit Albin Kurti se në kohën sa ai ishte në opozitë nuk ka bashkëpunuar me asnjë qeveri sa i përket dialogut. Ai thotë për çështjet si dialogu nevojitet unitetet dhe duhet gjetur formula që mund t’i bashkojë në tryezë partitë e mëdha politike në Kosovë.
Kryeministri Kurti ka paralajmëruar ditë më parë se do t’i ftojë drejtuesit e partive politike në Kosovë për të diskutuar rreth dialogut, para se ai të rifillojë në qershor.
Numri dy i LDK-së thotë se kjo parti ende nuk e ka diskutuar një gjë të tillë, meqë ende nuk kanë pranuar ndonjë ftesë për takim.
“LDK ende nuk e ka diskutuar sepse ne nuk kemi pasur asnjë lloj ftese deri tash. Ne me Qeverinë Kurti e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se do të jemi opozitë dhe qëndrimi ynë opozitë është qëndrim i qartë si kristali në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të trajtojmë kërkesat që do të vinë nga ana e kryeministrit për t’i parë nga afër por çdo kush duhet me pas parasysh se kryeministrit sot në detyrë nuk ka bashkëpunuar me asnjë qeveri në të kaluarën për procesin e dialogut dhe përfshirjen në një konsensus eventual. Do të mundohemi, dhe besoj do të duhet të mundohemi me i lënë inatet politike anash, me qenë racional, në interesa kombëtare, të bashkuar dhe me u përballë me një proces i cili nuk do të jetë i lehtë, i cili është detyrë e qeverisë në radhë të parë”, thotë Haziri për KosovaPress.
LDK si parti opozitare ka dëshmuar konstruktivitet duke votuar edhe kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për president të vendit, ish-bashkëpartiaken e tyre Vjosa Osmanin, për çka Haziri thotë se këtë e kanë bërë pa asnjë kërkesë apo kushtëzim politik.
“Ne do t’i trajtojmë me kujdes, nuk i paragjykojmë ftesat as proceset, ne do të jemi të kujdesshëm në trajtimin e të gjitha çështjeve që janë në interes të vendit. Ne shembullin tonë e nuk e kemi vetëm deklarativ, ne e kemi praktikuar në zgjedhjen e presidentes së Republikës pas asnjë kërkesë dhe pa asnjë kushtëzim politik. Ne shpresojmë shumë që të zbatohen detyrat kushtetuese nga bartësit e institucioneve të shtetit, por LDK do të jetë gardian i Republikës. 17 shkurti i 2008 dhe rilindja e kësaj Republike neve na bënë të obligueshëm që me i mbyllë çështjet e hapura dhe e vetmja çështje e hapur në regjion është ajo me Serbinë dhe integrimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare, që përfshinë edhe ato evropiane dhe OKB-në si institucion më i lartë. Deri aty duhet unitet dhe duhet me u gjet formula dhe njeriu i cili mund t’i bashkojë forcat politike, shumicën e madhe politike, edhe minoritetet pse jo, sepse Kosova është e të gjithëve”, shton ai.
Nënkryetari i LDK-së thotë se formati politik i dialogut në Bruksel duhet të jetë i barabartë dhe të eliminojë agjendat e fshehura duke u bërë e qartë se a ka nevojë të negociohet diçka.
“Gjykata Kushtetuese nuk i jep askujt rol përveç kryeministrit, kryeministri nuk mund të delegojë këtë detyrë, as të zëvendëskryeministri i tij, as të grup ministrat, në çështje të punës ditore, të vlerësimeve e analizave dhe bartjes së çantave po, por në uljen në tavolinë me formatin politik i cili po përgatitet në Bruksel duhet të jemi të gatshëm të përballemi njëjtë, në një format politik të barabartë, në një agjendë të zbardhur politike e cila eliminon agjendat e fshehura, me ditë saktë për çka dhe cilat janë çështjet që do të përfshihen dhe cilat janë çështjet që do të negociohen dhe a ka nevojë të negociohet sepse Kosova ka dhënë shumë dhe e fundit duhet një kohë e përcaktuar e cila e di kur është fillimi dhe kur fundi”, thekson Haziri.
Ai flet edhe për refuzimin e Kurtit që të takojë presidentin serb më 11 maj në Bruksel e edhe për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesë ne energjisë në veri të vendit.
“Shtyerja e dialogut për 11 maj dhe pagesa e 11 milionë eurove është kontradiktore, nuk dua të takohem me 11 maj por agjendën e shtyn brenda për pagesë ne 11 milionë eurove borxh , këto dy 11-she nuk përputhen në agjendë, por besoj shumë që kushdo që është dakorduar për një orar të ri të mbështetet dhe Kosova nëse e mban më 18 qershor një takim të ri, atëherë t’i fitojmë 18 milionë euro të borxhit të energjisë që Serbia ja ka Kosovës, në kuadër të traktatit të energjisë. Zemërgjerësia në thonjëza politike e kësaj qeverie dhe pagesa e 11 milionë eurove është zgjidhja e një problemi të madh në Kosovë që ka ndodh që dhjetë vite, sepse kjo ka qenë në agjendë të çdo qeverie”, përfundon ai.
Nënkryetari i LDK-së vlerëson se dialogu është e vetmja rrugë të cilën Kosova duhet ta shoh në zgjidhjen e problemit me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë