LAJMI I FUNDIT:

Haziri: AAK nuk është në radhë për ta marrë presidentin

Haziri: AAK nuk është në radhë për ta marrë presidentin

Nënkryetari i LDK-së që është njëkohësisht edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për debatin që lidhet me zgjedhjen e presidentit të ri.

Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK konsultimet e para për presidentin do t’i bëjë me AAK-në dhe partnerët qeverisës.

“AAK bëri një hap para nesh…Me AAK-në kemi pasur një mandat të plotë dhe është partnerë i besueshëm i yni. Propozimi për president ka qenë i papritur. Nuk besoj se kësaj radhe AAK është në rend për ta marrë presidentin. Ky është mendim i imi personal. Presidenca ka pasur gjithmonë rëndësi të madhe për LDK-në. Ne kemi dhënë shumë për atë zyre. Roli ynë në ekzekutiv ka qenë sekondarë për shkak të presidencës”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i LDK-së ka thënë se një president që vjen qoftë edhe nga PDK-ja nëse është i pranueshëm për të gjithë “s’ka si mos të jetë i pranueshëm edhe për LDK-në”.

Haziri: Mandati i Hotit në krye të qeverisë është i përkohshëm
Lexo po ashtu Haziri: Mandati i Hotit në krye të qeverisë është i përkohshëm

“Nuk kemi nevojë që të kemi marionetë politike në zyrën e Presidencës”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori