Hazard i pafat, tani i duhet t'i nënshtrohet operimit

284:"Real Madrid's Belgian forward Eden Hazard reacts during the Spanish league football match between Real Madrid CF and Elche CF at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid on January 23, 2022. (Photo by PIERRE-PHILIPPE MARCOU / AFP) (Photo by PIERRE-PHILIPPE MARCOU/AFP via Getty Images) 20:"AFP via Getty Images
Eden Hazard vazhdon të jetë i pafat që nga transferimi te gjiganti spanjoll Real Madrid.
Sulmuesi belg iu bashkua me shumë bujë madrilenëve, por që ai ka qëndruar më shumë jashtë fushave shkaku i lëndimeve.
31-vjeçari tani do të mbetet edhe për një kohë jashtë fushave, pasi do t'i nënshtrohet një operacioni.
Ka qenë vet faqja zyrtare e Real Madridit që ka njoftuar se Hazard gjatë ditëve në vijim do të ketë një ndërhyrje kirurgjikale në kyçin e këmbës së djathtë për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme.
Hazard i kushtoi 115 milionë euro Real Madridit, por që nga viti 2019 ai ka humbur mbi 60 ndeshje shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































