Eden Hazard njihet tashmë si një adhurues i madh i hamburgerëve dhe tashmë ka realizuar edhe një reklamë.

Ylli belg është ftuar nga kompania ndërkombëtare ‘McDonalds’ që të jetë fytyra e tyre për kampanjën për Euro 2020.


Firma do të përdor imazhin e Hazard për të reklamuar hamburgerët e tyre gjatë zhvillimit të Euro 2020 në 12 vendet e ndryshme.

0 Screenshot 2021 06 06 at 213348

Hazard është fotografuar së bashku me një gamë të re burgerësh në McDonalds, të cilat janë dizajnuar me skuadrën kombëtare të Djajve të Kuq përpara turneut.

Ata shkruajnë në faqen e tyre të internetit: "Tifoz i Djajve të Kuq gjithashtu? Ole, atëherë ne jemi tifozë mes njëri-tjetrit!”.

"Dhe për t'ju dhënë edhe më shumë energji për të brohoritur, do të gjeni ekskluzive Red Devils Burgers në restorantin tuaj të preferuar McDonald's”, thuhet mes tjerash në kampanjën e tyre. /Telegrafi/

0 Screenshot 2021 06 06 at 213557

telegrafi sport app