Ylli i filmit “Devil Wears Prada” thotë se i shmang revistat e modës dhe në vend të tyre lexon librat e shkencëtarit legjendar Albert Einstein dhe librat tjerë të fizikës, me qëllim që të kuptojë më mirë universin.

“Jam e interesuar në grimcat elementare. Ajo që më pëlqen të mendoj është se si koha dhe hapësira ekzistojnë në univers dhe se si ne i kuptojmë ata. Çdo kohë të lirë që kam, e përqendroj kokën time në librat e fizikës. Mësoj. Lexoj shumë për Einstein-in. Më pëlqejnë teoritë”, ka thënë aktorja./Telegrafi/