Mosmarrëveshjet mes Bardhit dhe menaxherit të tij Jetmir Agaj duket se nuk kanë mbaruar.
Sara Gjordeni, në një postim në Instagram shprehet se menaxheri i ka marrë llogarinë Bardhit në një moment kur ai ka më shumë nevojë për t’u rritur në karrierë, teksa pret edhe të bëhet baba.
Sara i bën thirrje ndjekësve të heqin nga “follow” Bardhin deri në një njoftim të dytë.
“Duke qenë se numri im ka qenë i lidhur me acc e Bardhit, Acc që po sulmohej ishte i tij. Menaxheri i tij e ka marrë sërish përpara një orë Instagramin e Bardhit duke e lënë 100% pa akses. Bardhi nuk e ka më Instagramin e tij. Në emër timin dhe të Bardhit ju lusim me keqardhje të hiqni të gjithë folloë nga Bardhi.
Më tutje ajo shkroi: “Si shenjë të pakënaqësie nga të kësaj sjelljeje e totalisht të pamerituarndaj tij në këto momente kaq delikate të familjes sonë, ku Bardhit i duhet të punonte më shumë se kurrë. Nuk mendoj se mund të luhet kështu publikisht me një artist të këtij niveli, e as me psikologjinë e një djali i cili ka mjaftueshëm stress për rritjen e fëmijës së tij të parë.
“Shqetësimi që po na shkaktohet të dyve nga këta persona prej kohësh është i paimagjinueshëm. Sidomos mbi mua që jam më emocionale se normalisht. Ndërkohë vazhdon të sulmohet adresa ime”, shkruan Sara. /Telegrafi/