Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se nuk mjafton vetëm shkarkimi i Komisionit për Demarkacion, por se duhet edhe Kryeministri Isa Mustafa të japë përgjegjësi e dorëheqje.
Hasani ka thënë se ka qenë kundër Bashkimit Evropian si EULEX, i cili nuk ka sjellë rezultate në drejtësi, por sipas tij është dashur të votohet, ngase drejtësia në Kosovë ende lë për të dëshiruar.
Ai ka thënë se ka pasur raste kur kryetari i Gjykatës së Apelit zihet në flagrancë, duke marrë mitë dhe në skena të ndjeshme të tjera.
Ai ka thënë se janë 400 mijë lëndë që janë të pazgjidhura, dhe ka interferime politike.
Sipas tij, vendi duhet të ketë zgjedhje çdo dy vjet, për t’i dhënë mundësinë secilës parti, duke shtuar se në momentin që kanë stabilitet duhet të rrëzohen.
Hasani ka shprehur dyshimin se deri në fund të vitit do të hiqen vizat, duke thënë se qytetarët e kanë humbur shpresën tashmë edhe për viza.
Deputeti i PDK-së ka thënë në televizionin Rrokum se shkuarja në zgjedhje e zgjidh edhe çështjen për vizat, demarkacionin dhe asociacionin.
Ai ka thënë se nuk ka ardhur ende Demarkacioni në Kuvend, dhe se në momentin që vjen ata do ta analizojnë dhe do të marrin një qëndrim.
“Ende s’kemi qëndrim për Demarkacionin, por një pjesë e madhe e PDK-së janë kundër kësaj marrëveshjeje”, ka thënë Hasani, duke shtuar se i beson shkencës dhe ekspertizës shkencore, e cila ka konstatuar se vendi humb shumë me këtë marrëveshje.
Duke folur për Asociacionin serb, Hasani ka thënë se po formohet një asociacion i cili është vendimmarrës dhe kështu po dëmtohet shteti.
Ai ka thënë se nuk e ka votuar dhe nuk do ta votojë një rast të tillë.
Hasani ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk mund të fitojnë liberalizimin e vizave të kushtëzuar me Demarkacion, ngase me një marrëveshje të tillë, vendi do të mbetet i poshtëruar tërë jetën dhe këto viza nuk i duhen qytetarëve në këtë formë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, deri në fund të marsit do të jetë para deputetëve

Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplanë

Gjykata Kushtetuese pranohet si anëtare me të drejta të plota në Konferencën Evropiane të Gjykatave Kushtetuese

“Vranë 27-vjeçaren shtatzënë e në prehër kishte vajzën trevjeçare”, Kurti përkujton masakrën nga forcat serbe në Likoshan e Qirez

Dhunimi i të miturës në Prishtinë, prokuroria thotë se po mbahet seancë dëgjimore ndaj katër të dyshuarve - tre të tjerëve iu parashtrohet masa e paraburgimit

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Kush ka të drejtë të përfitojë shërbime ligjore falas? Faton Jashari nga Agjencia për Ndihmë Juridike shpjegon kushtet dhe kriteret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet