Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka premtuar në Ferizaj mundësinë e krijimit të një parku të veçantë biznesi për investimet amerikane. Tha se do t’i ruajnë dhe kultivojnë marrëdhëniet me SHBA-të në të gjitha fushat.

Postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:Do ta krijojmë mundësinë për krijimin e një parku të veçantë biznesi për investimet amerikane. E parapëlqej ta quaj si “Bondsteel American Investment Park” - një zonë e caktuar ku mund ta kemi edhe një park biznesi vetëm për investitorët amerikan. Marrëdhëniet tona krejtësisht të veçanta me Amerikën duhet të forcohen edhe me shumë përfshirë fushën e ekonomisë. Do të punojmë fuqishëm që t’i ruajmë dhe kultivojmë marrëdhëniet tona me Amerikën në të gjitha fushat. #KohapërFillimineRi RH