LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj takon deputeten e Senatit të Francës: Kosova pret mbështetje më aktive për heqjen e vizave

Haradinaj takon deputeten e Senatit të Francës: Kosova pret mbështetje më aktive për heqjen e vizave

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Paris të Francës.

Ai ka treguar se qëllimi i kësaj vizite është avancimi dhe përshpejtimi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Haradinaj është takuar sot me deputeten e Senatit të Francës, Marta de Cidrac.


Me deputeten franceze Haradinaj tha se ka biseduar për një mbështetje më aktive për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Evropë.

Postimi i Haradinajt:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, takova sot, Marta de Cidrac, deputete e Senatit të Francës dhe kryetare e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Theksova përkushtimin e Kosovës për të ecur drejt integrimit në strukturat euro-atlantike dhe për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane, me detyra dhe obligime të plota. Ne e konsiderojmë Francën një vend mik të Kosovës dhe këtë lidhje ndërmjet shteteve tona e bën edhe më të fuqishme angazhimi i miqve nga të dyja vendet. Potencova faktin se, Kosova aktualisht pret një mbështetje dhe më aktive në finalizimin e realizimit të të drejtës së qytetarëve të saj për të lëvizur lirshëm në Europë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori