LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për kthimin e Donikës: Ajo ka përvojë në tema politike

Haradinaj për kthimin e Donikës: Ajo ka përvojë në tema politike

Donika Kadaj-Bujupi nuk përkrahu kryetarin e VV-së Albin Kurti por as nuk shkoi me grupin e të pakënaqurve në VV e që nga dje formuan Grup të ri parlamentar.

Kadaj-Bujupi zgjodhi që të kthehet aty ku ka qenë. Në partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, që aktualisht është shef i ekzekutivit.

Këtë kthim të bashkëpunëtores së tij shumë vjeqare e ka gëzuar kryeministrin e vendit. Sipas tij deputetja Kadaj-Bujupi ka përvojë në tema politike.


“Donikës i kam uruar mirëseardhje kemi rrugëtuar për një kohë të gjatë bashkë janë procese të ndjeshme në vend, nevojitet roli i secilit dhe Donika ka përvojë në tema politike”, tha Haradinaj.

Ndërsa kur u pyet nëse deputetja më e re e AAK-së ka kërkuar ndonjë post ministror apo ndonjë favor tjetër , Haradinaj tha se Donika Kadaj-Bujupi nuk ka pasur asnjë kërkesë të çfarëdo natyre përveç se siç i ka thënë ajo, i është pamundësuar veprimi në VV pas ndryshimeve që kanë ndodhur.

“Ajo nuk ka ba ndonjë kërkesë është deputete të çfarëdo natyre qoftë vlerësimi i saj ishte ‘du me dhanë kontribut; e që është pamundësu në organizatën ku ishte me këto ndryshime që ndodhën dhe ka besuar me vazhdu kontributin me neve”, tha kryeministri Haradinaj.

Donika Kadaj-Bujupi për shumë vjet ka qenë anëtare e AAK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie.

Me kthimin e saj në AAK, partia e kryeministrit i ka 11 deputetë në Parlament. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori