Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Ushtria e Kosovës e cila do të formohet së shpejti, do të jetë një kontribuues modest i paqes në botë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë të premten tre ligjet që do ta transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt. Votimi i ligjeve pritet të kalojë me lehtësi në parlamentin e përbërë nga 120 anëtarë.
Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se transformimi do ta bënte Kosovën një ofruese, jo vetëm një përfituese, të paqes.
“Nuk mund të jeni të sigurt, nuk mund të ndihmoni paqen dhe stabilitetin në botë, pa qenë në paqe me vetveten, duke pasur ushtrinë tuaj”, tha Haradinaj për Associated Press, transmeton Telegrafi.
Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008, të cilën Serbia nuk e njeh.
Presidenti i Serbisë ka thënë se ushtria e Kosovës mund të rrezikojë stabilitetin dhe paqen rajonale, edhe kryeministri i Serbisë paralajmëroi gjithashtu se kjo mund të shkaktojë ndërhyrje të armatosur.
Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës inicioi formimin e ushtrisë, por u tërhoq pas presionit ndërkombëtar.
NATO dhe SHBA kërkuan që transformimi të bëhet me amendamente kushtetuese, të cilat kanë nevojë për votat e pakicës serbe që të kalojnë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Kosovën “se një veprim i tillë është i keq, dhe shkon kundër këshillës së shumë aleatëve të NATO-s”.
Ai u bëri thirrje zyrtarëve serbë dhe të Kosovës të “tregojnë qetësi dhe përmbajtje, dhe të shmangin çdo deklarate ose veprim provokues”.
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett tha në një intervistë javën e kaluar se transformimi duhet të jetë ” një proces i gjatë dhe i qëndrueshëm”, dhe kjo është më e rëndësishme “që si forca të armatosura të krijohen – gjë që përsëri është një proces i gjatë – që të jetë multietnike”.
Gjatë luftës për pavarësi të Kosovës në vitet 1998-99, goditja e përgjakshme e Serbisë ndaj popullit shqiptar, nxiti NATO-n të fillonte sulmet ajrore për të ndaluar konfliktin.
Ushtria e re e Kosovës do të ketë 5,000 trupa dhe 3,000 rezervistë me një buxhet vjetor prej 98 milionë eurosh. Ajo do të jetë në thelb një forcë sigurie që merret me reagimin ndaj krizave dhe operacionet e mbrojtjes civile. /AP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë