Haradinaj: Nuk do t’i lë anash as sektorët tjerë publik për rritrjen e pagave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë( MASHT), është përgjigjur ndaj ankesave që kanë bërë disa sindikata se do të hyjnë në grevë.
Haradinaj ka thënë se rritjen e pagave e ka bërë në qeveri, porse nuk do t’i lë anash as sektorët tjerë publik.
Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për ta rritur pagën e tij dhe të zëvendësministrave të kabinetit qeveritar është kritikuar që nga momenti kur ky vendim u bë publik.
Shumë sektor reaguan duke kërkuar ngritje pagash vazhdimisht, madje pati edhe kërcënime me protesta nëse nuk merret vendimi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































