LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Një sinjal i qartë nga BE është realizimi në kohë optimale e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës

Haradinaj: Një sinjal i qartë nga BE është realizimi në kohë optimale e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim me shefat e shteteve anëtare të BE-së dhe shefen e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, ka diskutuar për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në rrugën evropiane.

Ai në nj status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj.

Sipas tij Kosova është e interesuar të arrihet marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke.


“Në takim pune me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, diskutuam për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në rrugën europiane. Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët.

Qeveria është angazhuar plotësisht në përmbushjen e agjendës europiane, duke ndërmarr me këmbëngulje reforma të gjithanshme, sidomos për fuqizimin e sundimit të ligjit. Për të ecur përpara dhe që të sigurohet paqja afatgjatë dhe e ardhmja europiane për të dy shtetet, jemi të interesuar të arrihet marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke. Një sinjal i qartë nga BE, se respektohen arritjet tona dhe se kemi mbështetjen e saj në mënyrë aktive është realizimi në kohë optimale e lëvizjës së lirë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Ramush Haradinaaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori