LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mirënjohje Austrisë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe përkushtimin tonë për integrim në BE

Haradinaj: Mirënjohje Austrisë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe përkushtimin tonë për integrim në BE

Lideri i AAK-së, Ramush Hardinaj, në shënimin e Ditës Nacionale të Austrisë, ka takuar ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger.

Përmes një shkrimi në Facebook, Austrinë e ka cilësuar mike të fuqishme të Kosovës.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për kontributin e shtetit austriak ndaj vendit tonë.


“Austria, historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta ruajmë dhe avancojmë çdo herë e më shumë këtë traditë të shkëlqyeshme të marrëdhënieve bilaterale. Sonte, në shënimin e Ditës Nacionale të Austrisë, urova ambasadorin austriak në Prishtinë, Christoph Weidinger, për të arriturat e shtetit të tyre dhe shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe përkushtimin tonë për integrim në BE”, ka shkruar Hardinaj.