LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova do të zhvillojë partneritetin strategjik me Gjermaninë

Haradinaj: Kosova do të zhvillojë partneritetin strategjik me Gjermaninë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në Ditën gjermane të bashkëpunimit, që u organizua nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj, theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë strategjike dhe të veçanta.

“Në kohëra të vështira, përkrahja gjermane ishte vendimtare për përpjekjet e paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe sot Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike, e sigurisë dhe stabilitetit të saj”, tha kryeministri Haradinaj.


Më tej, kryeministri theksoi se Gjermania është donatori i dytë më i madh në Kosovë, me rol të rëndësishëm në të gjitha aspektet e agjendës zhvillimore, si në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, administratë publike dhe demokraci dhe në fushën e energjisë.

Kryeministri Haradinaj, tha se kosovarët që jetojnë në Gjermani, janë vlerë e shtuar e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani. “Me këtë intensitet të bashkëpunimit, jo vetëm që nuk do të ketë më refugjatë nga Kosova në Gjermani, por edhe shumë prej tyre që sot jetojnë në Gjermani, mund të kthehen për investime në Kosovë”, tha kryeministri.

Duke folur për asistencën financiare të Gjermanisë në Kosovë, kryeministri tha se kjo nuk është vetëm monetare, por edhe ekspertiza dhe këshillat nga Gjermania janë të vlefshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj theksoi se ishte i impresionuar me vizitën që i bëri gjimnazit “Loyola” në Prizren, ku pa nga afër organizimin e kualitetin e arsimit aty që përfaqëson një tregim suksesi që Kosova duhet ta ndjekë.

Në këtë kontekst, Qeveria e Kosovës do të përkrahë Shkollën e Lartë Profesionale gjermane në Prizren, e cila do të jetë e vendosur në kampusin aktual të KFOR-it gjerman.

“Kosova do të nderojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, me punë të përgjegjshme, për të bërë ndryshimin pozitiv për të ardhmen e Kosovës”, tha kryeministri Hardinaj.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, pasi falënderoi partnerët, Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës dhe vlerësoi bashkëpunimin dhe besimin e thellë, tha se Gjermania dhe Kosova mund të jenë krenare për marrëdhënien e tyre të gjatë, miqësore dhe të suksesshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori