Për fundjavën e parë të hapjes vizitorët përfitojnë bileta me 50% zbritje dhe shumë surpriza tjera, e ekskluzivisht njoftojnë edhe për formatin e SKREENX!
CineStar Cinemas, kinemaja më e madhe rajonale, sot me 2.6. në orën 15:00 në Prishtina Mall, hap megapleksin më të madh me 15 salla. Një promocion i madh treditor me bileta me 50% ulje është një mundësi për të gjithë ata që duan ta shohin për herë të parë këtë “mrekulli të kinemasë”. Promovimi zgjat nga e premtja 2 deri të dielën me 4 qershor dhe vlen për 25 filmat e repertorit të kinemasë, shumë prej të cilëve janë premierë.
Shihni dizajnin e paparë më parë në galerinë e fotove! Koncepti “Destination Cinema”, i cili është një trend absolut në industrinë e kinemasë botërore, nga sot është në dispozicion në Prishtinë për të gjithë ata që dëshirojnë filma dhe argëtim pa fund në ekranin e madh, si dhe shumë përmbajtje dhe formate kinemaje të papara deri më tani.
CineStar Megaplex Prishtina Mall sjell formate ekskluzive të kinemasë premium, dhe pikërisht sot u zbulua një lajm i madh: kjo është kinemaja e parë në rajon me sallën SCREEN X!
Screen X është një teknologji speciale e sallës dhe kinemasë në të cilën ekrani shtrihet majtas dhe djathtas të ekranit qendror, i cili i mundëson shikuesit një përvojë filmi panoramik 270 gradë. Të ashtuquajturit – Kinema Pa Kufi. Data e hapjes e kësaj salle do të shpallet së shpejti!
Oferta e pasur e formateve premium përfshin Gold Class për ata që pëlqejnë një takim luksoz me darkë në kinema. Pastaj sallën eXtreme me një ekran më të madh dhe teknologji më të fortë, Ultimate nga Dolby Atmos është perfekt për adhuruesit e zërimit më të fundit në botën e teknologjisë. Ka edhe një Gaming sallë për e-sports, një Kids sallë për fëmijë që do të ketë një program dhe tingull të personalizuar për fëmijët e vegjël nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Krahas tij ofrohen edhe dy doma ditëlindjeje, që e bëjnë këtë lokacion të preferuarit për prindër dhe fëmijë. Të gjitha këto formate janë në dispozicion nga sot, ndërsa CineStar njofton se salla 4DX do të hapet më 15 qershor me filmin The Flash!
Me 15 salla kinemaje të pajisura në mënyrë modern, të dimensioneve dhe identitetit vizual të ndryshëm, me afërsisht 2000 ulëse, CineStar Megaplex në Prishtina Mall është kinemaja më e madhe, më moderne, por edhe më e bukura në Kosovë dhe më gjerë. Përveç epërsisë teknologjike që përfshin ekranet Harkness nga muri në mur, projektorët lazer Barco 4K RGB, Real D Ultimate 3D, altoparlantët JBL dhe përforcuesit audio Crown, pjesa e brendshme e CineStar të Prishtinës ka një shumëllojshmëri materialesh, ngjyrash dhe stilesh, të nënshkruara nga dizajnerë të njohur që kanë montuar dhe kinema të tjera CineStar të vlerësuara me shumë çmime, përfshirë çmimin për kinemanë më të mirë të sapondërtuar në Evropë 2018 (CineStar Split).
Biletat për CineStar me ofertën me 50% zbritje do të shiten në arkat e kinemasë duke filluar nga dita e sotme, 2 qershor në orën 15:00 kurse online në www.cinestarcinemas-ks.eu janë të disponueshme që tani.
Oferta vlen për të gjithë filmat dhe formatet, përveç Gold Class.
Parkimi për të gjithë vizitorët në Prishtina Mall është falas.
Le të kujtojmë:
CINESTAR CINEMAS
CineStar Cinemas është zinxhiri më i madh i kinemasë në rajon me 28 multiplekse, 182 salla dhe afërsisht 28,000 dhe me këtë megaplex në Prishtinë, CineStar tani hyn fuqishëm edhe në Kosovë.
Shoqata Ndërkombëtare e Kinematografëve (UNIC) e shpalli CineStar Cinemas kinemanë më të mirë në Evropë për vitin 2019, pasi përfaqëson një shembull konkret të një kompanie që ngrit nivelin në industri dhe arrin rritje të vazhdueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët