LAJMI I FUNDIT:

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk po arrin ta kuptojë njërën prej traditave të kahershme të klubit, sipas raportimeve nga Spanja. 

Ish-përzgjedhësi i Gjermanisë mori ‘frenat’ e Barcelonës në muajin maj dhe deri më tani ka fituar 72 për qind të ndeshjeve, me 27 fitore, katër barazime dhe gjashtë humbje nga 37 ndeshje. 

Blaugranasit janë momentalisht në krye të La Ligas pas 24 ndeshjeve, duke lënë mbrapa Real Madridin falë goldallimit. 


Sidoqoftë, është zbuluar se Flick e ka një problem me një shprehi që përfshin punëdhënësit e tij. 

Para çdo ndeshje, Barcelona e publikon listën e lojtarëve të ftuar dhe Flick nuk e bëri këtë për ndeshjen ndaj Sevillas. 

Sipas Relevo, ai nuk e sheh si diçka të zakonshme këtë, por është pajtuar ta bëjë këtë pavarësisht se nuk i pëlqen. 

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit
Lexo po ashtu Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

“Ka qenë e vështirë që të bindet Hansi Flick që të publikojë listën e lojtarëve të ftuar për një ndeshje. Ai nuk e kupton arsyen për këtë as bujën që u krijua kur nuk i publikoi emrat e lojtarëve të ftuar ndaj Sevillas”. 

“Nga pikëpamja e tij, është Barça ajo që luan, jo një lojtar apo tjetër. Të gjithë lojtarët janë Barça andaj Barça luan dhe kjo është e tëra”. 

“Pas kësaj polemike, ai u bind që t’i rikthehej traditës dhe rutinës së futbollit dhe kjo çështje duket se është zgjidhur”, ka thënë gazetari Miguel Rico./Telegrafi/