Site icon Telegrafi

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick foli në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) me Atletico Madridin në La Liga.

Gjermani preku disa pika, duke përfshirë pikëpamjen e tij për incidentin e penalltisë së Julian Alvarez kundër Real Madridit.

Flick u pyet në lidhje me polemikat rreth anulimit të penalltisë së Alvarezit ndaj Los Blancos, me pretekstin se preku topin dy herë para se të topit të hynte brenda.

Lexo po ashtu “E kam parë penalltinë mbi 100 herë”, Shearer e cilëson absurditet prekjen e dyfishtë të Alvarez

“Çfarë do nga unë? Ishte një situatë shumë fatkeqe. Ndihem keq për të, sepse ai është shumë i mirë, një nga më të mirët për momentin”, ka thënë fillimisht Flick.

“Por nuk kam asgjë për të komentuar. Unë nuk e mora atë vendim. Ndihem keq për të”, shtoi trajneri i Barcelonës.

Lexo po ashtu “Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Flick refuzoi të kritikonte gjyqtarin, por e bëri të qartë se ai e simpatizonte lojtarin.

“Është vetëm një nga ato gjëra që mund të ndodhin. Është e pafat”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version