LAJMI I FUNDIT:

Hani i Elezit, treni godet makinën dhe ikën në drejtim të Shkupit

Hani i Elezit, treni godet makinën dhe ikën në drejtim të Shkupit

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Han të Elezit ku një tren ka goditur një makinë me targa të Kosovës.

Saktësisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 afër fabrikës së çimentos në këtë komunë.


Majori Qazim Reka nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i tha KosovaPress-it se treni, i cili ka qenë duke qarkulluar nga Hani i Elezit në drejtim të Shkupit, pas aksidentit nuk ka ndaluar fare dhe ka dalë në territorin e Maqedonisë Veriore.

Sipas tij, nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët ishin në makinë, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Majori Reka tha se ende nuk ka informacione se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe se hetuesit ende janë në vendngjarje.

Nga fotot që ka siguruar KosovaPress shihet se makina është dëmtuar tërësisht.

Reka tha se do të fillojnë kontaktet me policinë maqedonase për të intervistuar drejtuesin e trenit dhe për të sqaruar rrethanat dhe arsyen e mos ndaljes së trenit.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori