LAJMI I FUNDIT:

Hamza prezanton zotimet kryesore për një ekonomi më të zhvilluar

Hamza prezanton zotimet kryesore për një ekonomi më të zhvilluar

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka premtuar se do të investojë në ekonomi.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ai ka treguar disa nga zotimet e tij kryesore.

“Të nderuar qytetarë këto janë zotimet e mija kryesore për ta bërë Kosovën ma të mirë. Investime transformuese në infrastrukturë, përfundimi i projekteve ekzistuese të autostradave brenda vitit të parë”, thotë Hamza.


Gjithashtu, ai premton se do të bëjë lidhjen e dy autostradave përmes segmentit Qafë Duhël – Shtime – Banullë të Lipjanit.

“Unaza e Jashtme e Prishtinës, ndërtimi i linjës hekurudhore me Shqipërinë dhe elektrifikimi i hekurudhave, ndërtimi i digave dhe kanaleve të reja për rritjen e sigurisë së furnizimit me ujë. Investime në qendrat e skijimit në Brezovicë dhe Borea”, shton mes tjerash ai.

Kandidati i PDK-së deklaron se ka ardhë koha që të punojmë bashkë për ta bërë Kosovën më të mirë.

Bedri Hamza ka numrin 1, ndërsa PDK 131./Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar