Hamburgeri, përherë në qendër të kuzhinës amerikane po përdoret gjithnjë e më shumë tani që konsumatorët preferojnë të zgjedhin ushqime më të lira në çmim. Në Las Vegas, hamburgerët e veçantë janë tani fjala e fundit. Shefat e kuzhinave i shtojnë atij asortimente për t’i dhënë një shije ndryshe këtij ushqimi karakteristik amerikan.
Aq amerikan sa edhe ëmbëlsira me mollë – hamburgeri karakteristik po kalon disa ndryshime, pjesërisht falë recesionit më të thellë që nga vitet e tridhjeta. Greg Cook është kryekuzhinier në restorantin BLT Mirazh në Las Vegas.
"Mendoj se kështu si është ekonomia tani, ka më shumë mundësi për të arritur fitime në një restorant hamburgerësh sesa në një restorant më të sofistikuar. Njerëzit në përgjithësi mund të blejnë pa kokëçarje një hamburger”.
Restorantet kanë reaguar me shpejtësi për të realizuar fitime. Në restorantin Munch Bar, pronari Bryan Ogden thotë se kuzhinierët e tij e kanë kthyer sandviçin e tipit ‘fast food’ në menytë e restorantit.
“Përdorim mish të cilësisë së lartë. Është organik, pa hormone. Blejmë çdo ditë në tregun e fshatarëve ku zgjedhim përbërësit, sallatën jeshile dhe marulet. Çdo gjë e bëjmë vetë, që nga majoneza e deri te shijet pikante. Gatimi kërkon punë dhe kuzhinierët tanë fillojnë përgatitjet herët në mëngjes për të pasur çdo gjë të freskët”.
Kuzhinieri Kerry Simon ka në pronësi KGB: Kerry’s Gourmet Burgers në Las Vegas. Ai është fituesi i një shfaqjeje televizive të titulluar Iron Chef dhe thotë se puna e tij për të realizuar hamburgerin e përsosur ka ndihmuar në zgjerimin e biznesit.
"Mora pjesë në këtë konkurs ku hamburgeri ishte një ndër gjellët kryesore. Kjo më bëri të filloja të eksperimentoja me lloje të tjera erëzash në restorantet e mi dhe kam marrë çmime për hamburgerë në konkurse të tjera. Tani do të ndërtoj një bar hamburgerësh".
Hamburgerët në restorante janë të formave dhe llojeve të ndryshme. Në vend të sallatës, konsumatorët mund të zgjedhin vezë, guakamoli, apo kërpudha. Kritiku i ushqimit, John Curtas thotë se llojshmëria është një nga pak gjërat pozitive që sjell klima e vështirë ekonomike.
"Nga recesioni, të gjithë fillojnë të kursejnë. Shumë restorante këtu kanë meny kafeneje, kanë pjata të zvogëluara që i reklamojnë përpara restorantit apo në bare, gjë që nuk e bënin pesë vjet më parë. Kemi parë kthimin në restorante të hamburgerëve dhe të picave, të porcioneve të vogla dhe publiku po e pëlqen këtë prirje”.
Një anketë e fundit e firmës Technomic tregon se hamburgerët janë bërë më popullorë që nga rënia ekonomike. 90 për qind e të anketuarve thonë se hanë nga një hamburger të paktën një herë në muaj. Më shumë se 30 për qind thonë se u pëlqen të hanë nga një hamburger në javë. Ketchup-i është gjithmonë sipas dëshirës. /VoA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë
"Vajza më e bukur në botë" nga Nigeria, befason botën me bukurinë e saj natyrale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania